Shqipëria

Meta kërkon fuqi, që të japë llogari


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar nga qytetarët votën e tyre dhe në këmbim në kësaj, ai premton se do të japë llogari.

“Na jepni fuqi, t’ju japim llogari!”.

Kështu shkruan Meta në median e tij sociale Facebook, duke shtuar se në krye të ndryshimeve, do të jetë Tirana, me nisje protestën e 11 shkurtit, ku Meta vetë do të jetë krah Berishës, për të kërkuar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Gjithsesi, kjo e fundit, lidhet edhe me një thirrje fushate elektrorale, duke qenë se zgjedhjet e 14 majit 2023, janë prapa dere.

“Partia e Lirisë do të jetë garante që zëri i qytetarëve do të dëgjohet si kurrë më parë”, vijon më tej ai. “Çdo votë për Partinë e Lirisë është një investim për të garantuar llogaridhënien, transparencën dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve”.

Teksa, në përmbyllje, garanton se qytetarëve të kryeqytetit, do t’u shkojnë qindarkat atje ku prioritetet e tyre janë dhe jo aty ku grabiten dhe vidhen.

Pavarësisht kësaj, kandidati zyrtar për fushatën e Tiranës do të jetë për koalicionin opozitar nga ana e Partisë Demokratike, siç është deklaruar edhe më parë, me kandidaturën e Belind Këlliçit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore