Shqipëria

Meta i hidhëruar nga humbja e Sassolit: Mbështetës i palodhur i zgjerimit të BE drejt Ballkanit


Humbja e papritur e David Sassoli në moshën 65-vjeçare ka hidhëruar mbarë komunitetin e evropian, si edhe partnerët e huaj. Prej dy javësh, ai ishte shtruar në spital pas disa ndërlikimeve shëndetësore, ku më pas gjeti prehjen e përhershme orët e para të mëngjesit të 11 janarit.

Presidenti Ilir Meta, në një postim në median sociale Facebook, ka ngushëlluar familjen e Sassolit dhe institucionet evropiane, duke e quajtur atë një evropianist të shquar.

“I hidhëruar nga humbja e papritur e një evropianisti të shquar dhe mbështetësi të palodhur të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë, Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli”, shkruan Meta shkurtimisht për ish-presidentin Sassoli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore