Shqipëria

Meta e konsideron “të shkëlqyer” momentin politik të Bashës: Le t’i tregojë vendin të gjithëve


Në një intervistë për mediat shqiptare, teksa u pyet për gjendjen politike të kryedemokratit Lulzim Basha, presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka konsideruar “seriozisht” një moment të shkëlqyer për kreun e selisë blu.

“Unë mendoj që kjo është një mundësi e shkëlqyer për Lulzim Bashën”, tha fillimisht Meta.

Kjo, referuar një fitoreje kundër “të gjithë armiqve të tij”.

Për presidentin, kjo merr edhe më shumë peshë për shkak të përkrahjes, sipas tij, të amerikanëve dhe evropianëve.

“Aq më tepër që ka përkrahjen e të gjithë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, vijoi Meta.

Duke iu referuar pengesave si ish-lideri demokrat Sali Berisha, kryeministrit aktual Edi Rama dhe figurës së tij, Meta i bëri thirrje Bashës që “t’i tregojë të gjithë armiqve vendin e tyre”.

Meta e ka konsideruar si momentin më të mirë, pasi Basha nuk e ka pasur më parë mbështetjen e “SHBA-ve dhe Evropës”.

Kjo, për shkak të Berishës, përmbylli presidentin fjalën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore