Shqipëria

Meta dhe Berisha unifikojnë primaret, ka emër për rival të Veliajt


Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike, do të kryejnë një proces të unifikuar primaresh mbi përzgjedhjen e eksponentëve politikë, të cilët do të garojnë në zgjedhjet vendore 2023, ku një emër konkret ka edhe për rivalin e Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, por në funksion të kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Kështu ka bërë me dije kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas një takimi kokë më kokë me Sali Berishën, numrin një të demokratëve.

Pavarësisht se nuk ka dhënë asnjë emër konkret për rivalin e Veliajt në bashkinë e kryeqytetit, ai ka thënë se i ka propozuar Berishës një emër për kreun e Këshillit Bashkiak kryeqytetas dhe se ky i fundit, e ka mirëpritur atë dhe ka vlerësimin më të lartë për personin.

Specifikat e këtij kandidati, të përkufizuara nga Meta, janë thjesht se ai është person politik shumë i njohur.

Sipas Metës, socialistët e qendrës dhe aleatët më të mëdhenj të demokratëve, do të respektojnë procesin e primareve të PD-së, duke e etiketuar atë si “një zhvillim politik të jashtëzakonshëm dhe të pa hasur në Shqipëri më parë”.

Madje, ai mendon se sa më shpejt ato të mbahen, aq më mirë do të jetë për opozitën.

Procesi do të jetë i tillë, ku aty ku ka kandidatë nga Partia e Lirisë, të cilët premtojnë konkurrencë në garë, ata do të përfshihen në sistemin e primareve, për të marrë votëbesimin nga bazat.

Kandidatët të respektojnë njëri-tjetrin. Kush shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët, të përjashtohet”, vijoi më tej Meta.

Teksa, diskutime konkrete për emra, për atij të kryetarit të Bashkisë Tiranë (përciptazi), nuk ka pasur.

Më tej, ish-kreu i shtetit vijoi duke përsiatur se fitorja në Bashkinë e Tiranës, do të krijojë një “parlament të vogël”, i cili më pas do t’i hapë rrugë fitores në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat mbahen në vitin 2025.

Teksa, mbi procesin zgjedhor të votimeve vendore, ai është dekretuar për t’u mbajtur më 14 maj 2023, nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

14 maji, data zyrtare e zgjedhjeve vendore në Shqipëri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore