Shqipëria

Meta dekoron “Nderi i Kombit” xhudistët e Kosovës


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, sëbashku me kompionet D’Istria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajnerin e tyre, Dritan Kuka

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, të hënën e 9 gushtit ka dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”, kampionet D’Istria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajnerin e tyre, Dritan Kuka.

“Personifikojnë më së miri ëndrrat, suksesin dhe krenarinë e popullit dhe të shtetit të Kosovës”, u shpreh presidenti Meta në median sociale Facebook.

Meta i cilësoi ata si “tre kryeshqiponjat e sportit shqiptar” me kontributin e tyre të vyer dhe shumëdimensional.

“Me ‘Medaljet e Arta’ të fituara me meritë në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’, të tre këta sportistë janë sot ambasadorët dhe promovuesit më të shkëlqyer të vlerave dhe kontributeve, që Kosova mund të japë edhe në nivel botëror, përmes sportit”, thekson më tej Meta.

Në përfundim Presidenti i falënderoi për punën e tyre, që ndihmon në sukseset dhe promovimin e Kosovës dhe të vlerave të mbarë kombit shqiptar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore