Shqipëria

Meta: 5 ligje si të ecin mbarë zgjedhjet


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar ditën e premte pesë ligjet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë në qershorin e 2020-ës.

Në njoftimin zyrtar nga zyra për shtyp e kreut të shtetit, thuhet konkretisht se presidenti ka dekretuar me shpallje ligjet e miratuara nga Kuvendi.

Komisioni i Ligjeve e votoi draftin e dakordësuar më 5 qershor 2020 me opozitën jashtëparlamentare. Votimi u bë pa konsensus sepse opozita parlamentare vijoi ta kundërshtojë marrëveshjen për zgjedhjet.

“Me dekretimin dhe hyjren në fuqi të këtyre ligjeve nga presidenti, kërkohet nga organet e caktuara me ligj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve , Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) dhe çdo organi tjetër që ka kompetenca ligjore, të marrin të gjitha masat e duhura”, ka njoftuar Meta.

Kjo me qëllim hartimin akteve nënligjore të nevojshme dhe implementimin objektiv të këtyre ndryshimeve./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore