Sport

Messi shkurton diferencën me Cristiano Ronaldon: Renditja aktuale për golat me kombëtare


Cristiano Ronaldo është ende lojtari me më së shumti gola në histori, në futbollin ndërkombëtar, pasi ka shënuar 117 herë në 187 ndeshje për Portugalinë, por Lionel Messi e ka shkurtuar diferencën duke shënuar pesë gola kunër Estonisë në një miqësore të dielën.

Kapiteni i Argjentinës tani ka 86 gola nga 162 paraqitje, duke e vendosur atë të katërtin në listën e  golashënuesve më të mirë me kombëtare, dhe që do të thotë se ai tani ka kaluar përpara Ferenc Puskas të Hungarisë, i cili kishte 84 gola.

Renditja e golashënuesve më të mirë në histori me kombëtare janë kështu:

  1. Cristiano Ronaldo (Portugali): 117 gola
  2. Ali Daei (Iran): 109 gola
  3. Mokhtar Dahari (Malajzi): 89 gola
  4. Lionel Messi (Argjentinë): 86 gola
  5. Ferenc Puskas (Hungari dhe Spanjë): 84 gola
  6. Godfrey Chitalu (Zambia) – 79 gola
  7. Husein Saeed (Irak) – 78 gola
  8. Pele (Brazil) – 77 gola
  9. Ali Mabkhout (Emiratet e Bashkuara Arabe) – 76 gola
  10. Sandor Kocsis (Hungari) – 75 gola

Messi është ende dukshëm prapa Ronaldos, duke lënë pas rivalin e tij me 31 gola.

Edhe pse Messi është vetëm 34 vjeç dhe më shumë se dy vjet më i ri se Ronaldo, nuk ka gjasa që numri 10 të arrijë ndonjëherë kapitenin e Portugalisë, pasi Messi mund të tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës pas Kupës së Botës në Katar.

Foto: Planet Football

Megjithatë, Messi do të ngjitet në podium me vetëm tre gola të tjerë dhe mund të arrijë 109 golat e Ali Daeit nëse ai vazhdon të prodhojë paraqitje si ajo e së dielës mbrëma.

Kjo ndeshje tregoi se Messi ka atë që duhet për të ngacmuar skuadrat më të dobëta ndërkombëtare dhe i la disa tifozë të pyesin se sa gola mund të kishte shënuar sulmuesi nëse nuk do të kishte qenë me një ekip kombëtar të Amerikës së Jugut gjatë gjithë karrierës së tij, ku kualifikimet e Kupës së Botës janë dukshëm më të vështira se kualifikueset evropiane.

Duke parë statistikat për minutë të karrierës ndërkombëtare të Messi-t dhe Ronaldos, Ronaldo ka shënuar me një normë prej 127 minutash për gol për Portugalinë, ndërsa Messi e ka bërë këtë me 156 minuta për gol për Argjentinën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore