Sport

Messi mund t’i bashkohet Neymar në Paris


Paris Saint-Germain është rritur nga lajmi se Neymar duket se do të nënshkruajë kontratën për një zgjatje katër-vjeçare në Parc des Princes.

Gazeta Marca raporton se kampionët e Ligue 1 do të përpiqen të ribashkojnë brazilianin me Lionel Messin këtë verë në Paris Saint- German.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka lënë të kuptojë se ai nuk pret që Messi të qëndrojë përtej fundit të sezonit, dhe PSG është e vendosur për bashkimin e Neymar dhe Messi.

PSG tashmë ka shprehur interesin e tyre për nënshkrimin e sulmuesit, i cili ka qenë i paqartë këtë sezon, me detajet e kontratës të rrjedhura këtë javë duke shtuar dramën dhe dyshimet për të ardhmen e tij në Barcelonë.

Messi dhe Neymar gëzuan një partneritet të fortë në Camp Nou ku fituan 1 Champions League, 3 trofe të ligës së Spanjës, 3 Copa del Rey dhe 1 herë super kupën e spanjes.

Neymar ka lënë të kuptohet se dëshiron të luajë edhe një herë me ish-shokun e tij të skuadrës.

PSG shpreson që vendimi i Neymar për të qëndruar mund ta bindë Messin të ndahet me Barça dhe të kompletojë një sulm vrastar përpara, duke përfshirë edhe Kylian Mbappe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore