Sport

Messi mes lotësh: Doja të qëndroja te Barcelona


Lionel Messi ka zhvilluar konferencën e lamtumirës në “Camp Nou”, pas largimit nga Barcelona. Ylli argjentinas largohet pas 21 vitesh nga klubi blaugrana.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka mbajtur konferencën e lamtumirës përpara gazetarëve, ku ka pranuar se dëshira e tij ishte që të qëndronte në Barcelonë.

“Kam qenë i bindur se do të qëndroja këtu te Barcelona. Kjo është shtëpia ime. Doja të qëndroja te Barcelona dhe ky ishte plani, por sot duhet të them lamtumirë pas gjithë këtyre viteve këtu”, kanë qenë këto fjalët e para të Messi-t teksa nuk ka mbajtur dot lotët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore