Sport

Messi apo Ronaldo? Usain Bolt zgjedh Ronaldo-n


Për më shumë se një dekadë, tifozë, lojtarë dhe ekspert, kanë pjesë thelbësore e debatit më të famshëm të futbollit të sotëm: Messi apo Ronaldo?

Rrufeja xhamaikane Usain Bolt, ka deklaruar preferencën e tij te La Gazetta dello Sport:

“Është e vështirë për mua të zgjedh sepse jam tifoz i Argjentinës dhe njëkohësisht, jam tifoz i madh edhe i Cristiano Ronaldo-s”, ka thënë Bolt.

Fituesi i tetë medaljeve të arta në Olimpiadë, shpjegon pse është tifoz i zjarrt i Ronaldo-s:

“E admiroj Ronaldo-n qëkur luante me Manchester United dhe jam mbështetës i ‘Djajve të Kuq’, ja pse zgjedh Ronaldo-n. Mendoj se Ronaldo është pak më i mirë se Messi sepse është provuar në disa liga”, përfundoi Bolt.

34 vjeçari nga Xhamaika, nuk është thjesht një tifoz i Ronaldo dhe futbolldashës, por edhe një atlet që ka guxuar të luajë në ligat profesionale.

Bolt është stërvitur për një kohë me Borussia Dortmund pasi deklaroi se dëshironte të bëhej futbollist profesionist por, për arsye se nuk ishte gati ta përballonte intensitetin e Bundesligës, gjermanët e Dortmund-it nuk e lejuan.

Rekordmeni botëror i shiritit sprintues të 100m dhe 200m, pati një kontratë afatshkurtër me vendin e parë të kampionatit australian, Central Coast Mariners.

Fatkeqësisht, Bolt dështoi të rezultonte negativ në testet për substanca stimuluese dhe, iu desh të hiqte dorë nga ëndrra për të luajtur me Manchester United.

Bolt shtoi se veç dashurisë që ka për këtë lojë dhe preferencës ndaj Ronaldo-s mbi Messi-n, sytë e tij janë drejt një të riu të fushës së blertë:

“Ka shumë të rinj në futboll të talentuar dhe të aftë. Kylian Mbappe është një shembull i mirë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore