Përballje

Mësohen çiftet e 1/8-ës së Finales Në Ligën e Evropës


Me përfundimin e ndeshjeve të së enjtes në Ligën e Evropës, u kuptuan 16 skuadrat që do të vazhdojnë tutje në fazën e 1/8-ës së finales së kësaj gare.

Të premten në ora 13:00, në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e 1/8 së finales në Ligën e Evropës, ku 16 skuadrat që kanë arritur deri në këtë fazë, kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Ndeshja kryesore në këtë fazë të eliminimit direkt, pa dyshim do të jetë ajo në mes të Manchester United dhe Ac Milan.

Përballjet ndërmjet tyre, gjithmonë kanë krijuar emocione, kujtojmë ndeshjet e 2005-ës dhe 2007-ës në Ligën e Kampionëve.

Në total dy skuadrat janë përballur 10 herë mes vete, ku secila prej tyre ka nga pesë fitore.

Ndeshjet tjera janë:

Ajax – Young Boys

Dinamo Kiev – Villareal

Roma – Shakhtar Donetsk

Olympiacos – Arsenal

Dinamo Zagreb – Tottenham

Manchester United – Ac Milan

Slavia Prague – Rangers

Granada – Molde

Kujtojmë që të gjitha ndeshjet do të zhvillohen më 11 mars, kurse ato të kthimit pas shtatë dite.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore