Përballje

Mesjava në Premier League, fokusi te Manchester United


Pas ndeshjes mes Manchester City-t dhe Wolves, Premier League vjen edhe me tri ndeshje të tjera ditën e mërkurë.

Në orën 19:00, Burnley pret Leicester-in, ndërsa Sheffield United pret Aston Villa-n.

Leicester synon që të kthehet te fitorja pas humbjes së papritur përballë Arsenal, kurse Aston Villa tenton të mbajë hapin me Tottenham, Everton dhe Liverpool për një vend në kompeticionet evropiane.

Ndeshja kryesore e natës zhvillohet në “Selhurst Park” mes Crystal Palace dhe Manchester United.

Skuadra e Solskajer, tashmë jashtë luftës për titullin, do tentojë ta mbajë vendin e dytë para Leicester, West Ham dhe Chelsea.

Crystal Palace, pa ndonjë synim madhor, 12 ndeshjet e fundit në Premier League i luan sa të përfundojë sezonin.

Ndeshja fillon në orën 21:15, duke mbyllur kështu edhe një ditë të Premier League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore