Shqipëria

Mësimi online rezulton të konsiderohet jo i frytshëm sipas një sondazhi


Sipas një sondazhi nga organizata “Qëndresa Qytetare” me të rinjtë mbi frytshmërinë e kësaj metode mësimi, studentët e pyetur, raportojnë një pjesëmarrje në klasën e tyre mesatarisht 60%, ndërsa thuajse 40% ankohen se nuk janë respektuar oraret gjatë mësimit.

Për cilësinë e mësimit online ankohen 52.2% e studentëve, të cilët thonë se sfida kryesore është pasja e një metodologjie për këtë lloj mësimdhënieje. Për 22% sfidë primare është aksesi në internet, për rreth 16% sigurimi i platformave të duhura dhe për 10% mjetet që e mundësojnë.

Gjithnjë sipas sondazhit të mësuarit on line ndikon në zhvillimin personal dhe social të fëmijëve. Sipas tij vetëm 8% e prindërve janë dakord per ndjekjen e mësimit on line, 10% e tyre nuk janë dakort, 30% pjesërisht dakort, 30% dakort, e 18.8% shumë dakort.

Përgatitja e gatishmëria e pedagogëve përllogaritet diku midis notës shtatë dhe tetë, efektiviteti i mësimit online vlerësohet me një notë më tepër se ajo kaluese, pra gjashtë, ndërsa shërbimi në fakultete luhatet midis notës pesë dhe gjashtë. Sidoqoftë, ka një diferencim të qartë midis universiteteve, ku dallimin e bën qasja me mësim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore