Sport

Mesfushori i Liverpool-it do të transferohet te Monaco


Mesfushori i Liverpool-it, Takumi Minamino, do të largohet nga skuadra angleze gjatë këtij afati kalimtar veror.

Konkurrenca e madhe në klub ka bërë që 27 vjeçari mos të ketë vend në formacionin e trajnerit Jurgen Klopp.

Aventura e japonezit pritet të jetë në Ligue 1 te skuadra e Monaco-s, ku mediat angleze shkruajnë se dy klubet kanë rënë dakord për mesfushorin e avancuar.

Sipas mediave në Angli, Minamino do t’i kushtojë Monaco-s 15 milionë euro, shifër që mund të rritet edhe për tre të tjera në formë të bonuseve.

Minamino në këtë sezon është paraqitur 22 herë me fanellën e Liverpool-it, prej të cilave ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar një asistim.

Ai për herë të parë kishte shkëlqyer në Austri me Red Bull Salzburg-un, gjatë viteve 2015 – 2020, ku më pas Liverpool-i e transferoi për 8.5 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore