Sport

Mesazhi prekës i Charles Leclerc për Sergio Perez


Të dielën u zhvillua çmimi i madh i Meksikës, dhe Sergio Perez i RedBull-it u bë meksikani i parë në histori që ngjitet në podium në shtëpinë e tij.

Festa ishte e çmendur, me të gjithë publikun që brohoriste shumë në mbështetje të ‘Checo-s’, siç thirret shkurt Sergio Perez.

Më speciale se kjo, ishte prania e familjes së tij në festën e podiumit, dhe entuziasmi që shfaqi babai i tij.

Babai i Perez, Sergio Perez dhe Ma Verstappen gjatë festës në Meksikë

Nga kjo, kishte mbetur i prekur një garues, që ishte Charles Leclerc i Ferrari-t.

Babai i Perez, ne një intervistë pas garës, zbuloi se Leclerc i kishte nisur Perez-it një mesazh që përfshinte këto fjalë:

“Checo, ti nuk e di se sa të lumtur më bëri fakti që pash prindërit e tu të festonin ashtu, lotët më dolën, do doja që edhe babai im të më shihte mua”.

Leclerc kishte humbur babain e tij në vitin 2017, vetëm në moshën 54 vjeçare, pasi ai u përballë me kancerin për një kohë të gjatë.

Babai i Checo-s, pas këtij mesazhi i dërgoi ngushëllimet Leclerc-it, duke thënë se është shumë i lumtur që në këtë sport ka njerëz si ai, dhe duke ia uruar të gjitha të mirat.

Perez gjeti podiumin e tretë radhazi në Meksikë, duke e ngushtuar në maksimum garën për konstruktor mes Mercedes-it dhe RedBull-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore