Shqipëria

Mesazhi i KMSH-së për muajin e Ramazanit


Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu ka uruar nëpërmjet një video-mesazhi, besimtarët muslimanë në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve ai i fton që ata të jenë më solidarë me familjet në nevojë dhe t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbara.

Spahiu është shprehur me urimin që ky muaj të jetë ai i mëshirës së ndërsjellë mes njeri-tjetrit, muaj i faljes dhe mirëkuptimit, muaj i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore