Lajme

Mesazhet për vdekjen e Princ Philip


Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth II, ka vdekur në moshën 99 vjeç, njofton Buckingham Palace.

Shumë përkrahës të familjes mbretërore shprehen keqardhjen e tyre.

Kryeministri Boris Johnson tha se ai “frymëzoi jetën e shumë të rinjve”. Duke folur në Downing Street, “Ai (Philip) ishte një ambientalist dhe një kampion i botës natyrore shumë kohë para se ajo të ishte në modë.

Z. Johnson shtoi se: “Ai ndihmoi për të drejtuar Familjen Mbretërore dhe monarkinë në mënyrë që ajo të mbetet një institucion i padiskutueshëm jetik për ekuilibrin dhe lumturinë e jetës sonë kombëtare”.

Ministri i parë i Irlandës së Veriut Arlene Foster, tha: “Ai kishte një interes të fortë në Irlandën e Veriut dhe unë pata privilegjin ta takoja në një nga vizitat e shumta këtu.

“Ai kishte një ndikim të thellë dhe pozitiv në mijëra të rinj tanë që gjetën qëllimin, pasionin dhe vendin e tyre në botë përmes pjesëmarrjes në The Duke of Edinburgh Awards”.

Scott Morrison, kryeministri i Australisë, tha në një deklaratë: “Përmes shërbimit të tij për Commonwealth ai kryesoi si mbrojtës ose president i gati 50 organizatave në Australi.

“Duke pasur parasysh shërbimin e tij, Princi Philip gjithashtu kishte një lidhje të fortë me Forcat Mbrojtëse Australiane.

“Për 65 vjet, The Duke of Edinburgh’s Award ka inkurajuar mbi 775,000 australianë të rinj për të eksploruar potencialin e tyre të udhëheqjes.

“Dyzet mijë australianë të rinj po marrin pjesë aktualisht në këtë program.

“Australianët i dërgojnë dashurinë dhe ngushëllimet tona më të thella Madhërisë së saj dhe gjithë familjes Mbretërore.”

Princi u martua me Princeshën Elizabeth në 1947, pesë vjet para se të bëhej Mbretëreshë, dhe ishte bashkëshorti mbretëror me jetë më të gjatë në historinë Britanike.

Në mars, Duka i Edinburgut u largua nga spitali pas një qëndrimi njëmujor për trajtim. Ai iu nënshtrua një procedure për një gjendje para-ekzistuese të zemrës në një spital tjetër të Londrës – St Bartholomew’s.

Princi Philip dhe Mbretëresha kishin katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 10 stërnipa.

Djali i tyre i parë, Princi i Uellsit, Princi Charles, lindi në 1948, pasuar nga motra e tij, Princesha Anne, në vitin 1950, Duka i Jorkut, Princi Andrew, në 1960 dhe Earl of Wessex, Princi Edward, në 1964.

Princi Philip lindi në ishullin grek të Korfuzit më 10 qershor 1921.

Babai i tij ishte Princi Andrew i Greqisë dhe Danimarkës, një djalë i vogël i mbretit George I të Helenëve.

Nëna e tij, Princesha Alice, ishte një bijë e Lordit Louis Mountbatten dhe mbesa e Mbretëreshës Victoria.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore