Lajme

Mesazhe të rreme për vaksinën në Britani


Qytetarët britanik po përballen me mesazhe të rreme nga mashtrues të cilët përpiqen të vjedhin të dhënat e tyre personale duke ju ofruar vaksinën anti-COVID.

Policia britanike ka paralajmëruar qytetarët duke u bërë me dije se mesazhi ofron lidhje me faqen e rreme “më se bindëse” të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit ku u kërkohen të dhëna bankare për t’u regjistruar për vaksinën, shkruan BBC.

Mesazhi i rremë “ne kemi identifikuar që ju keni të drejtë të aplikoni për vaksinën” i çon qytetarët të klikojnë mbi tekst për të marrë informacion më të detajuar, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Deebyshire.

“Nëse merrni mesazhe që ju kërkojnë të klikoni mbi link dhe të jepni të dhëna lidhur me emrin, kartën e kreditit apo të dhëna të tjera bankare, është mashtrim”, ka shtuar zëdhënësi i policisë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore