Sport

Mes shumë vështirësive, Bayern-i arrin fitoren e parë


Bayern Munich luajti sot ndeshjen e parë si vendas në sezonin e ri të Bundesliga-s.

Në një ndeshje që pritej të ishte e thjeshtë para tifozëve të tyre, bavarezët me shumë vështirësi arritën deri te trepikëshi.

Pjesa e parë ishte një ndeshje e qetë, pa gola.

Në të dytë, saktësisht për 12 minuta, u shënuan katër gola.

Lewandowski dhe Gnabry, në minuta 50 dhe 59 shënuan dy herë për epërsinë 2-0.

Por, Koln u kundërpërgjigj menjëherë.

Në minutën e 60-të me Modeste-n dhe në të 62-ën me Uth, ata shokuan të gjithë duke e barazuar rezultatin në 2-2.

Edhe njëherë në skenë u ngjit Gnabry në minutën e 71-të, për të shënuar për 3-2.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, me Bayern-in që siguroi pikët e plota.

Skuadra e vetme me pikë të plota pas javës së dytë në Bundesliga, mbetet Wolfsburg, me klasifikimin e plotë që duket kështu:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore