Sport

Mes shumë mungesash, Bayern apo PSG në gjysmëfinale?


Skuadra e Paris Saint-Germain vjen në këtë ndeshje me avantazh të qartë pas fitores 3-2 të mërkurën e kaluar në “Allianz Arena”.

Protagonist të ndeshjes e parë ishin Neymar dhe Mbappe. Njëri me dy asiste kurse tjetri me dy gola udhëhoqën PSG-në drejt një fitore të madhe.

Kampionët në fuqi nuk arritën të shënojnë më shumë se dy herë përkundër dominimit total gjatë gjithë ndeshjes.

Në këtë ndeshje, për PSG-në mungojnë shumë futbollist, me Marquinhos që është mungesa kryesore.

Përveç tij, jashtë janë edhe Icardi, Bernat, Diallo dhe Kurzaëa.

Kurse, të bavarezët mungon përsëri sulmuesi kryesor, Robert Lewandowski.

Përveç tij, jashtë janë edhe Costa, Gnabry, Hoffmann, Roca, Sule, Tillman, Tolisso.

Fituesi i këtij dueli, në gjysmëfinale pret fituesin e takimit Manchester City – Borussia Dortmund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore