Lajme

Mes përgjimeve të Toto Riina-s flitet për “shqiptarin misterioz”


Toto Riina

“Është folur shumë mbi përgjimet e bëra gjatë burgosjes së bosit të mafias siciliane, Toto Riina (një nga bosët e mafies siçiliane), por nuk kemi dëgjuar kurrë të flitet për personin që erdhi nga Shqipëria”.

Kështu shkruhet në artikullin e së përditshmes italiane “Il Fatto Quotidiano”, të gazetares Stefania Limiti, të martën e 13 korrikut.

Më tej, përmend Limiti, midis bisedave të transkriptuara dhe llomotitjeve të dialektit e labirintit të fjalëve, dëgjohen fjalë në gjuhën shqipe.

Pasi u analizuan përgjimet – citon gazetarja nga e përditshmja italiane për politikën dhe gjyqësorin “Il Dubbio” nga Damiano Aliprandi – shpjegohet se Messina Denaro (u dënua në shkallën e parë nga Gjykata e Vlerësimeve të Caltanissetta për faktin se kishte qenë ndër nxitësit e masakrave Capaci dhe Via D’Amelio që çuan në vrasjen e prokurorëve, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, nga mafia në Palermo) flet po ashtu për një burrë tjetër që vjen nga Shqipëria.

19 korrik 1992, dita e masakrës nga mafia në rrugën D’Amelio

“Bosi ndodhet në burgun e Operës, ora shënon nëntë e mëngjesit, 10 shtator 2013. Kur ai hyn në oborrin e burgjeve për orën e tij të lirë, disa çaste më vonë një tjetër i burgosur i afrohet, Alberto Lorusso. Të dy përshëndesin njëri-tjetrin dhe fillojnë të flasin për gatimin dhe ushqimin”, thuhet në përgjime.

Mes të tjerash, “Totò Riina, ka një dëshirë të madhe për djathë. Ai thotë se i kërkoi djalit të tij Giovanni t’i jepte një të mirë. Ata ankohen për ngacmimet e burgut. Aty biseda ndryshon kah – konsiderohet konfidenciale nga hetuesit”.

Shqiptari i zoti

Gazetarja thotë se transkriptimi rifillon kur “Shefi i Shefave” flet për një ndërtesë dhe nënqesh.

Duke iu referuar Paolo Borsellino-s dhe rrugës D’Amelio-s (vend ku u krye masakra dhe ekzekutimi i Borsellino-s, pas shpërthimit të një makine të parkuar e të mbushur me eksplozivë).

Biseda vazhdon edhe më tej. Shefi i shpjegon shokut të tij të rastësishëm se ai këmbënguli me “Nino-n” për të gjetur një vend parkimi gjatë atyre ditëve.

“Unë luftova atje, tre ditë, katër ditë për të vendosur makinën… shkova ndërrova vendin e parkimit… sepse ishte dashur të zihej vendi… jo se gjen parking kur arrin atje, nuk e gjen dot! Prandaj duhet të punohet për këto gjëra!”.

“Kur them se duhet të punohet, duhet të punohet! Ai duhet të punojë sepse duhet të kuptojë që nëse të duhet një vend afër portierit, duhet të punosh, ta kërkosh, të luftosh me të (duke humbur kohë). E merr dhe e mban, vendos makinën … dhe e vendos atë, dhe pastaj shkon dhe e gjen, shkon ta kërkosh… Si ai që erdhi vetëm nga Shqipëria… shko dhe gjej një ekspert si ai…”.

Kush ishte njeriu që erdhi nga Shqipëria?

Mësojmë se ai ishte në arrest shtëpie në Palermo. Riina i shpjegon shokut të tij se, “duhet fat”, sepse “ai shqiptari” ishte i zoti. “E gjen dot një ekspert të tillë?!”.

Çështja bëhet edhe më interesante, sepse mes enigmës së masakrës mafioze, shkruan Limiti, “pengu i deritanishëm” është prania e atij “të huaji”.

I penduari i Brancaccio-s, Gaspare Spatuzza, flet për këtë, sipas gjykatësve “në një mënyrë absolutisht të besueshme”.

Në garazhin në rrugën ‘”Villasevaglios”, Gaspare po punonte fort, duke e shndërruar Fiat 126-ën e vjedhur në një “bombë vdekjeprurëse”.

Në kohën e dorëzimit, 18 korrik 1992, një ditë para masakrës në rrugën “D’Amelio”, në garazh ndodhet Renzino Tinnirello. Pak më vonë, një person i tretë, një djalë që nuk ka asnjë lidhje me Cosa Nostra-n, një i huaj i cili nuk thotë asnjë fjalë.

Zotëria “X”

Këtu fillon hetimi për “Mister X”, nënvizon Limiti, njeriun misterioz që Spatuzza donte të fliste, duke e ditur shumë mirë se do të hapte një lloj kërkimi për të cilin dihet shumë pak.

Me përjashtim të asaj njohjeje që u mohua më vonë, në tetor 2010, “Zyra e Prokurorit Publik Caltanissetta” i tregoi foton e një zyrtari të brendshëm të shërbimit sekret, Lorenzo Narracci.

“A është ai njeriu misterioz?” pyesin ata dhe Gaspare përgjigjet “po”. Ai është i sigurt për këtë, e njeh mes shumë fotove të tjera që i shfaqen.

Ne u përpoqëm të pyesnim ish-007, tani në pension, çfarë mendon për njeriun që erdhi nga Shqipëria, por Narracci kuptohet që nuk dëshiron të dijë asgjë për të.

“Siç mund ta kuptoni, hetimet në lidhje me këto ngjarje janë duke u zhvilluar aktualisht si sprovat të cilat ndryshojnë. Duke thënë këtë, nënvizoj se nuk kam asgjë për të komentuar në përgjimin e lartpërmendur dhe të ritheksoj ekstranizmin tim total në lidhje me vendet dhe temat e treguara nga Spatuzza, duke ju dëshiruar punë të mbarë”.

Fakti është se njeriu që erdhi nga Shqipëria, sipas hetuesve, ka të bëjë me sulmin ndaj Rocco Chinnici-t (ishte një gjyqtar italian, viktimë e një atentati të mafias).

Kur Riina flet për këtë, ai thotë se foli për të me “Nino-n”: makina shpërthyese afër shtëpizës së derëtarit është një element i zakonshëm në masakrat e rrugës “D’Amelio-s” dhe përmes Federico Pipitone-s.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore