Sport

Mes mungesash, Milan kthehet te fitorja


Në një vizitë të vështirë në fushën e Verona-s, Milan gjeti një fitore të thjeshtë.

Nga një gol në secilën pjesë ishin të mjaftueshëm për kuqezinjtë.

Rade Krunic gjeti golin e tij të parë me Milan në Serie A pas një super goditje nga gjuajtja e lirë.

Milan shkoi në pushimin mes pjesëve me epërsi 1-0.

Vetëm pesë minuta u deshën në pjesën e dytë që skuadra e Pioli-t të gjejë golin e dytë.

Këtë radhë ishte Dalot që shfrytëzoi në mënyrë perfekte pasimin e Saelemaekers.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë dhe Milan arriti fitoren 2-0.

Me këtë tre pikësh mbeten në vendin e dytë, tre pikë pas Inter që nesër zhvillon ndeshjen përballë Atalanta-s në formë.

Ndeshjet tjera të orës 15:00 përfunduan me këto rezultate:

Crotone 4-2 Torino

Fiorentina 3-3 Parma

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore