Jetesë & Stil

Mes emocionesh e duartrokitjesh, Princi William mbështeti Anglinë


Duka i Cambridge, Princi William, dihet që është fans i ndeshjeve sportive, teksa një të tillë e ka ndjekur edhe së fundmi.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes Anglisë dhe Danimarkës, në gjysmëfinalen e “Euro 2020”, e cila u zhvillua në Wembley Arena.

Tribuna, nga e cila Princi William ndoqi ndeshjen mes Anglisë dhe Danimarkës

Madje, 39-vjeçari ishte shumë aktiv edhe me duartrokitje, duke mbështetur kështu fuqishëm skuadrën angleze të Gareth Southgate dhe duke përcjellë emocione te publiku i gjerë i Familjes Mbretërore.

Princi William ishte pjesë e publikut të ndeshjes bashkë me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, si dhe gruaja e tij Carrie.

Dhe jo vetëm! Bashkë më ta ishin edhe Princesha e Kurorës së Danimarkës, Mary dhe burri i saj, Princi i Kurorës, Frederik, si dhe djali i tyre 15 vjeç, Christian.

Sigurisht, ani pse Princi William, përfaqësonte monarkinë britanike, pranë tij nuk u pa gruaja e tij, Dukesha e Cambridge, Kate Middleton.

Arsyeja pse, Kate, nuk e shoqëroi Princin William në ndeshjen sportive, ishte fakti se ajo është vetizoluar në shtëpinë e saj, për shkak të një kontakti me një person, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërkaq, Princi William u shfaq me një veshje të kombinuar me kravatë me vija të kuqe dhe blu, ndërsa pjesë e publikut ishte edhe ish-legjenda e futbollit, David Beckham.

Sipas një marrëveshjeje të arritur midis qeverisë britanike dhe UEFA-s, 2 mijë e 500 personazhe VIP, përfshirë mbretërorë, politikanë dhe zyrtarë të futbollit janë duke anashkaluar karantinën në mënyrë që ata të mund ta shikojnë ndeshjen drejtpërsëdrejti në stadium.

Por, kjo nuk vlente për popullin danez, të cilët ishin të detyruar që ndeshjen e futbollit mes Anglisë dhe Danimarkës, ta shikojnë nga shtëpitë e tyre .

Vetëm 6 mijë danezëve të mërguar, që jetojnë në Britani të Madhe, u janë dhënë bileta për të parë ndeshjen, nga 60 mijë njerëz sa është hapësira funksionale e Wembley-t.

Tifozëve që jetojnë në Danimarkë u tha që të mos udhëtonin përndryshe ata do të duhej që patjetër të izoloheshin 10 ditë.

Lidhur me këtë kishte reaguar edhe e përditshmja e famshme daneze, Copenhagen Post, e cila kishte shkruar:

“Stuhia për kërkesat e vogla për bileta hyrëse, të cilat sigurojnë që asnjë tifoz danez nuk mund të udhëtojë për të mbështetur ekipin e tyre në gjysmëfinalen e Euro 2020 të mërkurën, po përshkallëzohet shpejt në fyerjen më të madhe të këtij vendi që nga koha kur Forcat Detare Britanike bombarduan Kopenhagën në vitin 1807”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore