Sport

Mes bojkotimeve nga klubet kosovare, miratohet Draft-Statuti i ri i FFK-së


Federata e Futbollit të Kosovës ka miratuar Draft-Statutin e ri në Kuvendin e Jashtëzakonshëm këtë të premte.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm u kërkua për shkak të kërkesës nga Komisioni për Vlerësim dhe Licencimin të Federatave Sportive në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky Draft-Status u miratua, ku 48 vota ishin pro dhe një votë ishte abstenuese.

Kujtojmë që delegatët e disa nga klubeve më të mëdha në Kosovë, Drita, Prishtina e Trepça’89 ishin nga fillimi kundër këtij Draft-Statusi, dhe vendosën ta bojkotojnë votimin.

Ky Draft- Statut, në një mënyrë ka amnistuar Agim Ademin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv nga Kodi i vet i Etikës për katër vitet e ardhshme.

Atyre gjithashtu, do të iu shtohen edhe dy vite në mandatin e tyre, ata u zgjidhën në vitin 2020, por statuti i ri iu jep të drejtë të qëndrojnë deri në vitin 2026.

Kujtojmë që ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe presidenti i FFK-së Agim Ademi u takuan me presidentin e UEFA-s, Aleksandar Ceferin në selinë e UEFA-s në Nion më 18 janar të këtij viti. Teksa një ditë më pas u takuan dhe me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino.

Çeku dhe Ademi shpalosën idetë dhe projektet e tyre për ndërtimin e katër stadiumeve të reja në Kosovë të kategorisë së katërt të UEFA-s dhe 12 të tjera në nivel lokal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore