Futboll

Mertens 100 gola në Serinë A: Mesazh Lukaku-t


Falë dygolëshit të shënuar ndaj Romës, i cili i lejoi napolitanëve të pushtonin stadiumin Olimpik, Dries Mertens arrin një tjetër rekord prestigjioz: 100 gola në kampionatin Italian.

Një rekord që ai dëshironte ta festonte me një postim në faqen e tij në Facebook:

“Unë jam shumë krenar që kam arritur këtë rekord dhe që jam belgu i parë që shënon 100 gola në Serie A”. Jo vetëm kaq, por  më pas, Mertens i drejtohet me një mesazh edhe bashkëatdhetarit Romelu Lukaku, qendërsulmues i Inter-it: “Nxito Romelu”.

Lukaku, i cili është në Itali në sezonin e tij të dytë, deri më tani ka shënuar 42 gola për klubin Zikaltër; dhe për këtë arsye është ende larg sulmuesit belg të Napolit, i cili veç 100 golave në Serie A, ka shënuar dhe 33 të tjerë me fanelën e këtij ekipi: 16 në Champions League (plus një në parapërgatitjet), 10 në Europa League dhe 6 në Kupën e Italisë. Goli i tij i parë në kampionatin italian u shënua më 30 tetor 2013 në ndeshjen Fiorentina-Napoli 1-2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore