Boterori 2022

Merret vendimi për italianin që u fut në fushë me flamurin e LGBT


Flamuri i komunitetit LGBT ishte i ndaluar në Kupën e Botës që është duke u mbajtur në Katar.

Shumë persona dolën kundër këtij vendimi të shtetit afrikan, derisa së fundmi një italian ka menduar për ta kundërshtuar këtë vendim.

Mario Ferri hyri në fushë në ndeshjen mes Portugalisë dhe Uruguait, me një flamur të LGBT në dotë dhe në pjesën e përparme të bluzës i shkruante “Shpëtoni ukrainën” ndërsa në anën e pasme “Respekt për gratë iraniane”.

Kishte raportime të ndryshme se mund të ketë një dënim të madh për të, por sipas informacioneve të fundit, ai është liruar pa pasoja të mëdha.

Të paktën kështu shkruan gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Kujtojmë që edhe shiritat e kapitenëve të skuadrave me ngjyrat e LGBT ishin ndaluar së fundmi në Katar, pasi që ky vend njihet me ligjet e rrepta ndaj personave të këtij komuniteti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore