Lajme

Merkelizmi pa Merkel: Të Gjelbërit kanë shpresë përpara votimeve në Gjermani


Në sondazhet e fundit për zgjedhjet në Gjermani, është dalë në përfundim, më 12 mars, se Bashkimi Demokrastian i kancelares Angela Merkel, përballet me humbje në jug-perëndim të vendit.

Winfried Kretschmann, i cili ka qenë kryeministri i shtetit në Baden-Württemberg që nga viti 2011, mund të presë me lehtësi zgjedhjet e kësaj të diele, më 14 mars, në cepin e tij të pasur të Gjermanisë jug-perëndimore.

Në shtetin amë të Daimler, Porsche dhe Bosch, ai jo vetëm që ka fituar mbështetjen e industrisë së metaleve dhe elektronikës, por atë të votuesve konservatorë. 65% e të cilëve në sondazhe kanë shprehur dëshirën e tyre për 72-vjeçarin katolik që të të mbajë zyrën e tij.

Posterat e vendosura në të gjithë shtetin shfaqin jo vetëm prerjen e markës tregtare të Kretschmann, por edhe një qafë të fortë prej bronzi. Parulla e tij e fushatës “Sie kennen mich” (Ti më njeh mua) është e njëjta dredhi popullore që ndihmoi Merkel-in të fitonte një mandat të tretë në vitin 2013 .

Problemi i vetëm për partinë e Merkel është që Kretschmann nuk është më anëtar i Bashkimit Demokristian, por i të Gjelbrit gjerman.

Shtatë muaj para se mandati 16-vjeçar i kancelares të mbarojë me zgjedhjet federale më 26 shtator, votat e shtetit në Baden-Württemberg dhe në Rhineland-Palatinate fqinje mund t’i japin publikut gjerman një mësim befasues. Kjo ka të bëjë më ata që mund të votojnë për një vazhdim të Merkelizmit jo thjesht pa Merkel, por edhe pa Bashkimin Demokristian.

Që kur fitoi mandatin e udhëheqjes në shtetin më të lartë të eksportit të Gjermanisë në 2011, Kretschmann ka ndjekur një axhendë ambicioze mbi biodiversitetin.

Sondazhet e fundit në Baden-Württemberg i japin partisë së Gjelbër një epërsi prej 10 pikësh. Partnerët e tij të koalicionit Kristian Demokrat, ditën e dielë jo vetëm do të përballen me një humbje historike në ish-fortesën e tyre, por edhe mundësinë e largimit nga zyra në favor të një “koalicioni semafor” midis të Gjelbërve, partisë Social Demokrate dhe Demokratëve të Lirë pro-biznesit.

Një rregullim i tillë i ndarjes së pushtetit është tashmë në fuqi në Rheinland-Pfalz, dikur terreni i ribashkimit të kancelarit të ndjerë Helmut Kohl. Por që është qeverisur nga kryeministri i qendrës së majtë, Malu Dreyer që nga viti 2013.

Edhe këtu, Demokratët Kristianë  mund të lihen jashtë nga rezultati i votimit. Kjo vjen pas akuzave për shkelje mbi marrëveshjet e prokurimit të maskave dhe një zhgënjimi në rritje të vaksinim të ngadaltë të mbikëqyrur nga ministrat e Bashkimit Demokristian.

Hegjemoni i politikës gjermane

Se sa poshtë mund të bjerë hegjemoni i politikës gjermane të pasluftës mbetet e panjohurja e rradhës.

Sondazhet e fundit tregojnë se Bashkimit Demokristian ngelet forca më e madhe në vend. Afërsisht me të njëjtën pjesë të votave që mori në vitin 2017.

Ngelet për tu diskutuar nëse partia e gjelbër e vendosur në vendin e dytë e udhëhequr nga Annalena Baerbock dhe Robert Habeck, mund të zërë vendin e saj në skenën kombëtare duke kopjuar historinë e tyre të suksesit në Baden-Württemberg.

Qasja konsensuale e Kretschmann ka përfshirë kompromise, të cilat kanë bërë që vendet e majta të partisë së tij të kenë luhatje.

Gjithashtu ka krijuar hapësirë ​​për themelimin e një partie të re ekologjike, Klimaliste Baden-Württemberg, e cila do të garojë për vendet e Gjelbërta në votimet që do të zhvillohen në fundjavë.

Duke sinjalizuar shumë nga fleksibiliteti i Kretschmann në prag të votimit në shtator, disa mbështetës të Gjelbër kanë frikë, se mund të dëmtojë pozitën e partisë ashtu si ngurojnë të luajnë një rol në qeverinë e ardhshme.

Ata drejtojnë një gisht paralajmërues drejt Austrisë, ku të Gjelbrit hynë në një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me konservatorët e kancelarit Sebastian Kurz në vitin 2020. Por janë të pafuqishme në një betejë simbolike mbi politikën e azilit të vendit.

Në vend që të bëhen forca tjetër e domosdoshme politike e Gjermanisë, të Gjelbërit mund të hyjnë në histori si mbajtës “të mbeturinave” të konservatorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore