Sport

Merkato/ Fiorentina për pazar në Madrid


Fiorentina po kalon një moment jo siç e priste në kampionat. Humbja turpëruese përballë Napoli-t 6-0, i ka trazuar jo pak ujërat në ekip. Bordi drejtues është hedhur në veprim për të afruar një mbrojtës të djathtë. Pas largimit të Pol Lirola-s në drejtim të Marseille-s, emri më i lakuar është ai i Alvaro Odriozola-s së Real Madrid-it.

Mbrojtësi spanjoll nuk po bind te madrilenët dhe largimi është opsion i mundshëm. I huazuar edhe sezonin e kaluar tek Bayern Munich-u, mbrojtësi nuk e bindi klubin bavarez që ta blinte kartonin e tij.

25-vjeçari është larg formës që kishte kur luante për Real Sociedad-in. Formë të cilën shpreson që ta rikthejë në Itali, nëse marrëveshja arrihet.

Në sezonin aktual Odriozola ka luajtur vetëm një ndeshje.  Në 11 ndeshje ka qene në stol dhe në 12 ndeshje të tjera ka qenë i dëmtuar./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore