Përballje

Mërgim Berisha shënon përsëri gol (VIDEO)


Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha, po kalon në një formë fantastike me klubin e tij, Fenerbahce.

Berisha gjeti përsëri rrugën e rrjetës, në ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Evropës, ku skuadra e tij barazoi 1:1 ndaj Eintracht Frankfurt.

23 vjeçari shënoi në minutën e 42-të të ndeshjes, për t’ia siguruar një pikë ekipit të tij, me të cilën pozicionohet në vendin e tretë në grup, duke u kualifikuar në Ligën e Konferencës.

https://twitter.com/MC1907__/status/1469011864105402377?s=20

Ky ishte goli i pestë i Mërgimit, i cili përveç tyre ka dhuruar edhe tre asistime në 18 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Kujtojmë që ai u transferua te klubi turk nga skuadra e Salzburgu-ut, për shumën e 5 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore