Auto

Mercedes, Jaguar dhe Porche, bien nga piedestali


Modelet e fundit të Mercedes, Jaguar dhe  Porche nuk kanë arritur te përmbushin pritshmërit e klientëvë. Tre makinat e markave luksoze u përballen me një pakënaqësi drejt tyre.

Mercedes-Maybach GLS, i mbajtur si një model shumë i kërkuar bie nga piedestali, as i shpejtë e as elegant. Ai rezulton shumë më i ngadalë se Lamborghini dhe jo aq madhështore sa Cullinan.

Mercedes-Maybach u kritikua në mediat sociale si jo e veçantë, në krahasim me Volvos dhe automjete të tjera me çmim më të ulët.

Me ulje për vetëm katër persona, në variantin më luksoz të automjetit, pavarësisht nga madhësia e tij masive, njerëzit hezituan nëse do ta blinin këtë automjet.

Ndërsa Jaguar F-Type R Convertiblei mungon impulsi, trajtimi dhe cilësia e ndërtimit për të qenë konkurrues brenda grupit të tij.

F-Type ofroi disa azhurnime: parakolpë të rinj, fenerë më të hollë LED dhe një simbol me shkëlqim të zi “Jaguar leaper”. Ai shtoi një ekran kontrolli 1,2,3 inç në brendësinë me ndjesi plastike. Nga pas timonit, F-Type mund të përshkruhet si i përshtatshëm dhe i sigurt.

Por këta nuk janë përshkrues të përshtatshëm për atë që duhet të ketë një makinë sportive emocionuese dhe elegante.

E fundit, Porsche 911 Speedster mund të kishte shkëlqyer më shumë nëse nuk do të kishte kaq shumë makina të tjera të shkëlqyera Porsche, të lancuara këtë vit. Marka nxorri plot 33 lloje makinash në 2020./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore