Varianti i ri Mercedes-Benz S-Class vjen me një vëmendje të veçantë kushtuar sigurisë së pjesës së pasme të makinës.
“Baza e rrotave rreth 18 centimetra më e gjatë krahasuar me variantin e gjatë të Mercedes-Benz S-Class është tejet e dobishme për pjesën e pasme”, dallon kompania Mercedes-Benz.
Sipas saj, gjatë përplasjeve të forta ballore “jastëkët inovativë të pasëm mund të zvogëlojnë ndjeshëm goditjet e pasagjerëve në pjesën e kokës dhe të qafës”.
Përmirësime të dukshme ka edhe në hapësirën e brendshme të automjetit. “Pamja e gdhendur e panelit të kontrollit, konzolës qendrore dhe mbështetëses anësore duket sikur zgjeron pjesën e brendshme të makinës”,
Për sa i përket motorëve, ata ndihmohen pjesërisht në mënyrë elektrike prej një gjeneratori të integruar të gjeneratës së dytë. Kjo mundëson që ndalesat të jenë më të rehatshme dhe sistemi i drejtimit në përgjithësi më efikas.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com