Gatimi

Mënyra e duhur për t’i gatuar patatet portugeze


Një pjatë e shijshme që këshillohet për drekë: patate portugeze.

Mënyrat e përgatitjes janë nga më të larmishmet, nga tava me patate të pjekur me pulë, me mish të grirë e deri te perimet e stinës.

Patatja gjithmonë ka qenë e pazëvendësueshme në recetat tradicionale të kuzhinës shqiptare. Patatja mund të jetë kombinimi i shumë ushqimeve pasi mund t’i shoqërosh thuajse me çdo gjë.

Përbërësit: katër patate mesatare, gjalpë, kripë, rozmarinë, spec i tharë, piper.

Përgatitja:

Lani lëvoren e patateve, hidhni në një tenxhere me ujë dhe zieni në avull, derisa të bëhen të buta.

Nxirrni dhe vendosni në një enë për pjekje. Rrafshoni me një gotë.

Mbi çdo copë vendosni gjalpë. Shtoni kripë, piper, rozmarinë dhe spec të kuq.

Vendosini patatet në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius derisa të skuqen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore