Lajme

Mënyra e aplikimit online për vaksinën kundër COVID-19


Agjensia Shtetërore e Informacionit (ASHI), së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë ofruar mundësinë e aplikimit online për vaksinën kundër COVID-19 në platformën ekosova, https://ekosova.rks-gov.net/ , te shërbimet për shëndetësi ku çdo qytetarë mund të aplikojë për regjistrimin e vaksinës.

Për çfarëdo problemi që qytetarët mund të kenë gjatë aplikimit, ata mund t’i adresohen portalit ekosova përmes email adresës : [email protected]

Gjatë tre ditëve të para të regjistrimit janë regjistruar mbi 3000 qytetarë për vaksinim kundër COVID-19.

Nga 24.000 vaksina që erdhën në Kosovë nga AstraZeneca, janë vaksinuar rreth 1228 qytetarë.

Pas hyrjes në platformën https://ekosova.rks-gov.net/, qytetarët duhen të hapin një llogari për të aplikuar për vaksinën kundër COVID-19.

Për të krijuar llogarinë, nevojitet numri personal i kartës së identitetit, numri i telefonit, Email adresa dhe të vendosni një fjalëkalim për të kaluar në procedurën e fundit të aplikikimit.

Për ta përfunduar aplikimin, duhet të ngarkoni një foto të kartës së identitetit nga pjesa e përparme dhe të asaj nga pjesa e prapme.

Po ashtu duhet një foto të fytyrës duke mbajtur kartën e identitetit për të verifikuar personin që po aplikon.

Pas këtij aplikimi do ju vi një mesazh në numrin e telefonit dhe një email në Email adresën që keni shkruar në aplikim, me kodin e identifikimit për vaksinim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore