Gatimi

Menuja tradicionale e Krishtlindjeve


Krishtlindjet janë një nga festat më të shumëpritura nga besimtarët e krishterë në mbarë botën të cilat festohen në datën 24 dhjetor në darkë ose në 25 dhjetor në drekë. Për këtë arsye amvisat dëshirojnë që gatimet e asaj dite të jenë speciale, të bukura dhe të shijshme.

Më poshtë disa nga pjatat kryesore për tryezën e festës së Krishtlindjeve.

ANTIPASTA

Shkopinj me proshutë krudo dhe salcë kosi me arra – të cilat mund të shërbehen përpara se miqtë të ulen në tavolinë bashkë me një gotë verë të kuqe.

Pate’ mëlçie pule me marsala dhe copëza buke të thekura – për ata që duan të shtrojnë një drekë të rafinuar.

Vezë alla greke– të thjeshta, shumë  të shijshme dhe më e rëndësishmja: mund të përgatiten disa orë përpara darkës (shërbehen të ftohta)

SALLATA

Sallatë kapreze – shumë e freskët, e shijshme dhe me ngjyrat e festave.

PJATA E PARË

Rizoto milanez – një pjatë e parë e thjeshtë, por tepër aromatike dhe me ngjyrë.

Lazanja me perime– sërish një pjatë vegjetariane, në mënyrë që të kihet mundësi të konsumohet edhe pjatën e dytë.

Rizoto me argjinarë dhe proshutë spek.Për ata që synojnë një drekë/darkë të rafinuar, kjo pjatë nuk mund të mungoje në tavolinë.

PJATA E DYTË

Mish qengji me argjinar dhe bizele – një pjatë që tradicionalisht përgatitet për Pashkë, por i përshtatet fare mirë edhe festave të fundvitit.

Rosto derri e mbushur me kërpudha- një nga mënyrat më të shijshme për të gatuar mishin e derrit

ËMBËLSIRA

Tortë profiterol me çokollatë  – recetë që kërkon pak angazhim, por rezultati final është i shkëlqyer.

Panetone e Krishtlindjes – për më të durueshmit, pasi koha e përgatitjes së kësaj ëmbëlsire është me të vërtetë e gjatë.

Trungu i Krishtlindjes – një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe shumë simbolike për të krishterët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore