Sport

Mendimi i Curry-t për rikthimin e mundshëm të Kevin Durant te Warriors


Kevin Durant është lidhur me një lëvizje te ish-skuadra, Golden State Warriors, pasi kërkoi tw largohet nga Brooklyn Nets.

Durant u bashkua me Nets në vitin 2019 pas ndarjes me Warriors, ku fitoi dy tituj radhazi të NBA në 2017 dhe 2018.

Pas largimit të tij, Golden State luftoi me lëndime, por ata arritën të rikthehen dhe të fitojnë titullin përsëri këtë sezon. Pasi fituan unazat e tyre të katërta në NBA, Steph Curry, Draymond Green dhe Klay Thompson mund të jenë të hapur për të mirëpritur Durant përsëri në ekip.

“A po vjen një ribashkim Kevin Durant-Warriors?” ka postuar në Twitter Marcus Thompson i The Athletic.

“Shumë e pamundur. Por disa figura kyçe do të ishin të hapura për këtë”.

Sipas Thompson, Curry do të ishte i hapur për shkëmbimin, pasi katër lojtarët u lidhën pasi fituan së bashku titullin e NBA 2016/17, kur Warriors ishin absolutisht dominues gjatë gjithë asaj sezoni.

Thënë kështu, ka akoma më shumë gjasa që Durant të përfundojë në një ekip tjetër nëse ai arrin të detyrojë një shkëmbim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore