Libra

Mendime epigramatike nga lapsi i Bertrand Russell-it


Secili njeri, po të ishte kjo gjë e mundur, do të donte të ishte zot. Kurse disa njerëz të caktuar e kanë vështirë t’a pranojnë këtë pamundësi. (Pushteti: Një analizë e re shoqërore).

Brenda nesh gjithmonë ekzistojnë dy lloje morali. Njërin që e predikojmë por s’e praktikojmë; dhe tjetrin që e praktikojmë por kurrë s’e predikojmë. (Ese skeptike)

Asnjë komb kurrë nuk është aq i virtytshëm sa e beson veten se është; dhe asnjë aq i ligë sa e beson tjetri të jetë. (Drejtësi në kohë lufte)

Opinionet që mbahen me pasionin më të madh zakonisht e kanë bazën më të vogël; me të vërtetë aq më i madh pasioni për atë opinion, aq më i vogël racionaliteti në të. (Ese skeptike)

Mora një letër prej një peshkopi anglez ku shkruante se të gjitha mendimat e mia janë të frymëzuar nga epshi seksual, dhe se opinionet që mbaj në kokë ishin prej shkaqeve të Luftës së Dytë Botërore. (Intervistë në BBC, 1959)

Demokracitë tona ende mendojnë që budallai ka gjasa të jetë më i sinqertë se i zgjuari, dhe politikanët tonë këtë paragjykim e shfrytëzojnë për t’u bërë edhe më injorant se ç’i ka falur natyra. (Shpresa të reja për ndryshimin e botës)

Njerëzit paraqiten të mirë kur janë të shtypur, por ata thjesht duan të ngriten e të bëhen shtypës: jeta s’është asgjë veçse një garë për tu bërë kriminel e jo viktimë. (Letër dërguar të dashurës së tij Ottoline Morrell)

Aristoteli mendonte se gratë kanë më pak dhëmbë se burrat; edhe pse ishte i martuar dy herë, atij s’i shkoi ndërmend asnjëherë që t’u shikonte dhëmbët grave të tij. (Ndikimi i shkencës në shoqëri)

Kushdo që dëshiron të bëhet filozof duhet të mësohet të mos shokohet prej absurditeteve. (Problemet e filozofisë)

Njëherë në shkollë pashë një djalë me madhësi mesatare duke rrahut një më të vogël se ai. Unë ndërhyra, por ai më tha se “Edhe më mua më të mëdhenjt se unë më godasin, pra, i godas këta të vegjlit që mundem”. Me pak fjalë, ai e shpjegoi në mënyrë të përsosur tërë historinë e njerëzimit. (Arsimimi, dhe rendi social)

Indinjata morale është një prej forcave më të dëmshme në botën moderne, aq më tepër që gjithmonë mund të devijohet në përdorime të mbrapshta nga ata që kontrollojnë propagandën. (Ese skeptike)

Unë u akuzova nga disa kritikë se nuk kam shkruar një histori të vërtetë të njerëzimit, por një llogari të anshme të ngjarjeve të cilat me arbitraritet i kam përzgjedhur. Por sipas meje, një njeri i cili nuk ka anë, nuk mundet të shkruaj kurrëçfarë historie – nëse me të vërtetë mund të ekzistojë një njeri i tillë. (Autobiografia e Russell-it)

Tri pasione, të thjeshta por të mëdha, ma kanë qeverisur tërë jetën: nevoja për dashuri, kërkimi i diturisë, dhe një dhembshuri e papërballueshme për vuajtjet e njerëzimit. (Autobiografia e Russell-it)

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore