Bota

Menaxhimi i Covid-19 në Gjermani, bota do të dijë se çfarë shkoi keq


Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn arrin në praktikën mjekësore të Dr. Andreas Carganico, gjatё dhёnies sё vaksinave pёr doktorёt e kirurgjisё

“Një vit më parë, Gjermania u vlerësua pёr efektivitetin e saj ndaj coronavirusit. Megjithatё, njё vit mё pas, situata nuk ёshtё njёsoj. Pikëpamja ndërkombëtare sot duket si një përzierje midis habisё dhe ‘schadenfreude’ konceptit gjerman, për atё qё njihet si kënaqësi nga dhimbja e tjetrit”, shkruan Deutche Welle (DW).

Gjatë valës së parë të pandemisë, euroskeptiku britanik Daily Telegraf shkroi ​​një titull në ballinë: “Testimi i coronavirusit: Si Gjermania e menaxhoi saktё, ndërsa Britania e Madhe gaboi”.

Edhe Zelanda e Re e largët dhe në thelb ende pa Covid-19, dha plot lëvdata. Zёdhёnёsja e Zelandёs sё Re numëroi Gjermaninë dhe Angela Merkel-in midis sukseseve të pandemisë, duke thënë se kancelarja po jepte “një shembull global me strategjinë e saj”.

Megjithatё, vendi shumё shpejt do të shndërrohej nga njё student shembullor, nё një problem global.

Maska? Shumë pak. Vaksinimi? Shumë i ngadaltë. Testet? Shumë vonë. Një dëftesë shkolle do tё lexonte: përpjekje e besueshme, por shumë e lidhur me rregulloret dhe jo mjaft krijuese.

Dhe, me sa duket, nuk janё vetёm gjermanёt qё pyesin se çfarё ka ndodhur.

“Ecuria e kërmillit” e Britanisë

“Ndërkohë qё qeveria britanike i dha dozёn e parё njё tё tretave tё popullsisë, Gjermania kishte arritur vetёm 2% nё njё muaj. Normё qё Izraeli e menaxhon nё ditё”, shkruan DW.

“Gjermania humbet ‘kurorën Covid-19’, ndërsa fushata e vaksinimit vazhdon”, shkroi Financial Times, në fillim të marsit.

“Gjermania është e famshme për ‘Vorsprung durch Technik’, njohuri inxhinierike dhe kompetencë e përgjithshme. S’është për t’u habitur pse aparati i saj i vaksinimit ёshtё bërё siklet kombëtar”, vazhdoi Financial.

Ndërkohë, një titull dygjuhësh i Bild – “Liebe Briten, WE BENEIDEN JU!” (“Të nderuar britanikë, ne ju kemi zili!”) – e nxiti The Sun t’u përgjigjej të gjithëve në gjermanisht me “Wir beneiden dich nicht” (“Ne nuk ju lakmojmë”)

Imazhi i shkatërruar i kompetencës gjermane

“Gabimet e përsëritura të qeverisë gjermane kanë zhdukur çdo mendim të kompetencës dhe epërsisë gjermane”, shkroi e pёrditshmja El Pais.

Spanja gjithashtu është goditur rëndë nga pandemia. Me rreth 71 mijё vdekje deri më tani, është afërsisht në të njëjtin nivel me Gjermaninë. Megjithatё, Spanja është një vend me 36 milionё njerёz më pak.

“Gjermania nuk është aq e veçantë në fund të fundit. Ndryshimi midis perceptimit të saj dhe realitetit është më i madh”, shkroi El Pais.

Raportimi në Francë dhe vendet e tjera evropiane nuk kanë tendencë të veçojnë Gjermaninë. Mbi të gjitha, në asnjë vend anëtar të BE-së programi i vaksinave nuk funksionon aq mirë sa urdhrat e ngadaltë të fillimit të vaksinimit në Gjermani.

SHBA: Simpatia uzurpoi befasinë

Shtetet e Bashkuara po vaksinojnë tashmё nё stadiume sportive, në makina, në supermarkete, madje edhe në kisha. Tre milionё janë duke u inokuluar çdo ditë. Në shtetin e New Jersey, mjafton të jesh duhanpirës dhe mund tё kualifikohesh direkt për një dozё. Ndёrkohё, një ndjenjë po shfaqet pёr Gjermaninё, e cila pothuajse godet më shumë se “schadenfreude”: keqardhja.

Ishte Donald Trump, të cilin shumë në SHBA e fajësojnë për më shumë se gjysmë milionё vdekje tё Covid-19. Ndërsa gjermanët shpesh i frikësoheshin më shumë sesa vetë virusit, i cili zhytej në vend sesa të ngurronte, kur bëhej fjalë për vaksinat.

Ish-presidenti urdhëroi miliona doza Moderna dhe BioNTech-Pfizer shumë kohë para se të ishte vërtetuar efikasiteti i tyre.

Vera e vitit 2021 ka shumë më tepër të ngjarё të jetë e qetë në SHBA, por jo në Gjermani. Presidenti Joe Biden kohët e fundit njoftoi qëllimin e tij për të ofruar një dozё për çdo qytetar amerikan deri në fund të majit, shkruan Deutche Welle.

Rusia raporton dështimet e Perëndimit

Çdo rus tashmë ka të drejtë për një dozë falas të vaksinës Sputnik V, pavarësisht moshës apo profesioni. Përhapja masive e vaksinave të tyre filloi në dhjetor, kur qeveria gjithashtu shpalli fitoren mbi pandeminë.

Argumentet mbi strategjinë e vaksinimit të BE-së raportohen rregullisht si një shembull i dështimeve të Perëndimit në luftën kundër Covid-19.

Shumë rusë kanë mësuar kohët e fundit emrin e ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn. Dy javë më parë, kur ai u pyet në parlamentin e Bundestagut, shkёmbimi u transmetua gjithashtu dhe nё lajmet e mbrëmjes në Rusi.

Izraelitët në Gjermani shkojnë në shtëpi për vaksinë?

Kur bëhet fjalë për coronavirusin, Izraeli ka qenë gjithmonë “lepuri” përballё Gjermanisë. Maskat e fytyrës u bënë të detyrueshme kudo mjaft herët, ndërsa në Gjermani për një kohë të gjatë ato kërkoheshin vetëm në vende të caktuara. Izraeli filloi bllokimin e tij të dytë në shtator, më herët se Gjermania. Dhe, pas një fushate të suksesshme të vaksinimit BioNTech-Pfizer, gjysma e popullsisë tashmë ka marrë të paktën një dozë. Gjermania mund ta arrijë atë në korrik apo gusht.

Izraeli gjithashtu ka pasur “pasaportën e tij të gjelbër” për njerëzit që janë vaksinuar ose kanë kaluar Covid-19 që nga shkurti. Mbajtësit mund të kenë akses në palestra, ambiente sportive dhe ngjarje kulturore.

Me rihapjen e Aeroportit Ben Gurion të Tel Avivit, shumë izraelitë në Gjermani po konsiderojnë një udhëtim për në festivalin e Pashkës në fund të majit, gjithashtu një mundësi për t’u vaksinuar.

Kina e sheh si “paralajmërim”

Mediat kineze tentojnë të përdorin suksesin e vendit jo vetëm si një masë e suksesit krahasuar me vendet perëndimore, por dhe si një lloj paralajmërimi të përhershëm për të mos lënë shtëpinё. Gjermania po bëhet shpejt një shembull se si të mos bëhen gjërat. Dhe tituj tё artikujve mё tё njohur kanё pёrfshirё gjithashtu fjalёn “paralajmёrim”.

Përshtatur për Deutche Welle nga Albanian Post.

Dozat kumulative tё Covid-19 tё administruara pёr 100 persona qё datat 13 dhjetor 2020, 21 janar 2021, 21 shkurt dhe sot, sipas faqes në internet Our World in Data
Dozat kumulative të vaksinimit Covid-19 të administruara për 100 persona, 13 dhjetor 2020
Dozat kumulative të vaksinimit Covid-19 të administruara për 100 persona, 21 janar 2021
Dozat kumulative të vaksinimit Covid-19 të administruara për 100 persona, 11 shkurt 2021
Dozat kumulative të vaksinimit Covid-19 të administruara për 100 persona, 11 mars 2021

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore