Lajme

Memory “Të vetmuar së bashku” – Shkollimi prapa grilave


Edhe pse të burgosur, të miturve në burgun korrektues në Lipjan, nuk u mohohet e drejta për tu shkolluar.

Kush do që ka dashur të studioj, i është ofruar kjo mundësi.

Nga qendra korrektuese ndjekin ligjëratat të gjithë ata të burgosur të cilët duan të studiojnë.

Përmes koordinatorit për Kulturë Rini e Sport, orari i ligjëratave nga Universiteti i Prishtinës, transmetohet tek studentët dhe përmes platformave online të burgosurit ndjekin ligjëratat dhe mbajnë provimet.

Ndërsa për shkollimin e mesëm, mësimi zhvillohet nëpër klasa, si zakonisht.

Por jo kaq e zakontë është rruga deri në këto klasë, brenda një sistemi risocializues.

Nxënësit e burgosur, janë të obliguar të ndjekim mësimin. Ata fillimisht i nënshtrohen një kontrolle nga zyrtarët e sigurisë, pastaj në rresht për një, ndjekin rrugën në një objekt tjetër, pak metra larg vendit ku flenë. Megjithatë nuk kanë pranga në duar.

Për të mbajtur proces të zakonshëm mësimor, njëjtë si në shkollat jashtë burgut, Drejtori e Arsimit në Lipjan ka angazhuar dhjetë mësimdhënës.

Për më shumë ndiqni dokumentarin e plotë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore