Shqipëria

MEMORY: Çfarë presin Lutfi Haziri, Nexhat Daci e Lirie Kajtazi nga Kuvendi i LDK-së? (VIDEO)


Më 14 mars Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të zgjedhë kryetarin e ri të partisë. Ky kuvend i jashtëzakonshëm vjen pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga ky post.

Por, cfarë presin nga kjo e diel zyrtarët e kësaj partie?

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili është edhe një nga emrat e përfolur që mund të vie në krye të LDK-së, thotë se kryetari i ri duhet të marr mbi vete rikthimin e besimit dhe shpresës.

Lirie Kajtazi, kryetare e forumit të gruas në parti thotë se me votën e fshehtë, të dielen e 14 marsit, do të zgjidhet dikush që do ta rikthej LDK-në në pozitën meritore.

Ndërsa ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci beson që strukturat e partisë së tij do të gjejnë fuqi “të dalin nga ky kaos”.

VIDEO

Shikojeni dokumentarin e plotë:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore