Lajme

Memorandumi i klimës i vitit 1977 që do të kishte ndryshuar botën


Ishte viti 1977, kur Star Wars doli në kinema.

New York City pati një ndërprerje, e cila zgjati 25 orë dhe kompjuteri personal Apple II doli në shitje.

Ishte gjithashtu viti kur një memorandum i jashtëzakonshëm qarkulloi në nivelet më të larta të qeverisë amerikane.

Vite përpara se kriza klimatike të ishte pjesë e diskursit kombëtar, ky memorandum përshkruante atë që njihej për krizën asokohe.

Ishte parashikues në shumë drejtime.

Nga korriku i vitit 1977, Presidenti Jimmy Carter kishte vetëm shtatë muaj në detyrë. Por kishte krijuar një reputacion se ishte i fokusuar në çështjet mjedisore.

Përpos instalimit të paneleve diellore në Shtëpinë e Bardhë, ai kishte shpallur një plan kombëtar të energjisë së rinovueshme.

“Duhet të fillojmë që tani të zhvillojmë burimet e reja, jokonvencionale, të energjisë në të cilat do të mbështetemi në shekullin e ardhshëm”, ka thënë ai në një fjalim drejtuar kombit duke përshkruar qëllimet e tij kryesore.

Memorandumi i klimës mbërriti në tryezën e tij disa ditë pas festimeve të Ditës së Pavarësisë më 4 korrik.

Ai mban titullin “Çlirimi i karbonit dhe mundësia e një ndryshimi katastrofik klimatik”.

Një nga gjërat e para që bie në sy është vula në pjesën e sipërme, pjesërisht e fshirë, ku shkruhet se presidenti e ka parë.

Autori ishte Frank Press, këshilltari kryesor shkencor i Carter dhe drejtor i Zyrës së Politikave të Shkencës dhe Teknologjisë.

Press ishte një gjeofizikan serioz, i cili ishte rritur në varfëri në një familje hebreje në Brooklyn.
Nga kolegët përshkruhej si “i shkëlqyer”.

Përpara se të punonte me administratën Carter, ai kishte qenë drejtor i Laboratorit Sizmologjik në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni dhe ishte konsulent për agjencitë federale, përfshirë Marinën dhe NASA-n.

“Carter kishte një respekt të madh për Frank-un dhe për shkencën”, ka thënë Stu Eizenstat, i cili shërbeu si këshilltari kryesor i politikës së brendshme të Carter nga viti 1977 deri në vitin 1981.

Press e nis memorandumin duke paraqitur shkencën e krizës klimatike siç kuptohej në atë kohë.

Pohimet largpamëse ishin në përputhje me shkencën e klimës që filloi dekadën e kaluar, kur qeveria amerikane financoi agjencitë e mëdha shkencore të fokusuara në shkencën e hapësirës, atmosferës dhe oqeanit.

Hulumtimet e bëra për Presidentin Lyndon B Johnson në vitin 1965 zbuluan se miliarda ton “dyoksid karboni po i shtohen atmosferës së tokës nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror”.

Memorandumi i tij kishte goditur në shenjë.

Në vitin 2021, për herë të parë, përqendrimi atmosferik i karbonit arriti në 420 PPM, në gjysmë të rrugës për dyfishimin e niveleve para-industriale që parashtroi Press.

Ai kishte të drejtë.

Janë parë me të vërtetë efektet katastrofike të një luhatjeje klimatike, në formën e ngjarjeve gjithnjë e më të rënda të motit, duke përfshirë thatësirat, valët e të nxehtit dhe uraganet me intensitet më të madh.

Në shumë pjesë të botës ngrohja ka ndikuar në rritjen e produktivitetit bujqësor dhe mendohet se janë të mundshme krizat e prodhimit të ushqimit në shkallë të gjerë.

Nga vitet 2000, efektet e krizës klimatike ishin bërë të dukshme në disa rajone në formën e valëve më vdekjeprurëse të të nxehtit dhe përmbytjeve dhe thatësirave më të forta.

CO2-shi mund të marrë “qindra mijëra vjet për t’u larguar plotësisht nga atmosfera nga proceset natyrore që pasojnë emetimin e tij”, sipas Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike.

Referuar shkencëtarëve, edhe nëse emetimet do të reduktoheshin në zero neto, temperaturat globale do të fillonin të stabilizoheshin, por jo të binin ndjeshëm.

Por kishte rryma të tjera që lehtësonin llojin e përgjigjes që kërkon Press.

“Historia e politikës klimatike në SHBA, në përgjithësi, është një nga mundësitë e humbura dhe vonesat e pajustifikueshme”, ka dalluar Jack Lienke, autor i librit “Përpjekjet për ajër”.

Shumë çështje të tjera mund të jenë dukur më urgjente.

“Në një kohë kur amerikanët po vdisnin në episode akute të ndotjes të lidhura me përmbytjen, nuk është befasuese që ligjvënësit ishin më të shqetësuar për dëmet e njohura të dioksidit të squfurit dhe monoksidit të karbonit se sa të pasigurt për një kërcënim në dukje të largët të ndryshimit të klimës”, ka thënë autori.

Deklarata publike e lëshuar më vonë atë muaj, theksoi rëndësinë e largimit nga energjia e karburanteve fosile dhe theksoi urgjencën e fillimit të kalimit drejt burimeve të reja të energjisë.

“Duhet të ndërmarrim vendime afatgjata për politikat e ardhshme të energjisë. Një mësim që kemi mësuar është se koha e nevojshme për kalimin nga një burim kryesor në tjetrin është disa dekada”, ka vijuar.

Kur memorandumi arriti në tryezën e presidentit, James Schlesinger, sekretari i parë i energjisë i Amerikës, bashkëngjiti edhe shënimin e tij në përgjigje.

Carter duket se e ka dëgjuar këtë paralajmërim dhe nuk ka bërë shumë përparim në zbutjen e krizës klimatike gjatë presidencës së tij.

Megjithatë, ai nënshkroi disa pjesë të rëndësishme të legjislacionit mjedisor, duke përfshirë fillimin e pastrimit të parë federal të mbetjeve toksike dhe krijimin e standardeve të para të ekonomisë së karburantit.

Një sfidë e rëndësishme me të cilën përballej Carter ishin synimet e tij kontradiktore të energjisë.

Pavarësisht nga qëllimi i tij për të inkurajuar energjinë alternative, ai ndjeu se kishte një interes të sigurisë kombëtare në rritjen e prodhimit të naftës në SHBA pas krizës së naftës të vitit 1973.

“Ne e kuptuam se varësia jonë nga nafta e huaj ishte e rrezikshme dhe, më e rëndësishmja, energjia alternative ishte në fillimet e saj”, ka treguar Eizenstat.

“Kështu që Carter ende inkurajonte më shumë naftë dhe gaz vendas si një mënyrë për të reduktuar varësinë nga nafta e huaj”, ka shtuar.

Dhe se “si me të gjitha politikat, qëllimet janë kontradiktore”.

Megjithatë, duket e mundur që nëse Carter do të ishte rizgjedhur, bota mund të kishte qenë në një pozitë më të mirë në lidhje me ndikimet klimatike.

A ka arritur ndonjë gjë memorandumi?

Për dikë ka qenë një “moment transformues”. Ndryshe, për Eizenstat.

Sidomos me vendimin e tij në vitin 1997 për të shërbyer si negociatori kryesor i SHBA-ve për protokollet e Kiotos për ngrohjen globale.

Këto protokolle vendosën bazën për përpjekjen e parë ndërkombëtare për të trajtuar politikën klimatike në nivel global.

Edhe nëse memorandumi i Press kishte një ndikim të heshtur asokohe, paralajmërimi i tij nuk u shpërfill plotësisht.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore