Sport

Memelli do të jetë trajneri i ri i Skënderbeut


Migen Memelli është trajneri i ri i Skënderbeut, duke zëvendësuar të larguarin, Julian Ahmataj. Me këtë të fundit që pas humbjes me Kukësin 0-4 në Korçe, mbylli bashkëpunimin me bardhekuqtë.

Lushnjari me herët kur ishte lojtar, ka qenë pjesë e Skënderbeut në vitet 1999/00 dhe 2005/06. Si trajner ka qenë pjesë e Tiranës B dhe Laçit.

Klubi i Skënderbeut e ka bërë zyrtar afrimin e Memellit në krye të stolit me një deklarat në mediat sociale, ku shkruan:

“Migen Memelli është zyrtarisht bardhekuq”

“Pasi ka arritur akordin me klubin, Memelli ka marrë sot zyrtarisht drejtimin e ekipit”.

“Trajneri i ri bardhekuq u prezantua fillimisht për mediat e pranishme në stadiumin “Skënderbeu” dhe më pas i’u bashkua ekipit ku nën drejtimin e Memellit po zhvillohet seanca e radhës stërvitore në kuadër të pergatitjeve për takimin e radhës në kampionat ndaj KF Tirana”.

“Mirë se vjen Migen”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore