Muzikë

Melinda Ademi paralajmëron “Melodinë” e re


Melinda Ademi - Rep Artiste

Rep artistja nga Kosova, Melinda Ademi, ka paralajmëruar këngën e saj më të re, duke zbuluar se do të titullohet – “Melodia”.

Melinda lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve të saj sociale, ndërsa si rrallë herë, ajo ka zbuluar edhe një frazë të shkëputur nga teksti i këngës që së shpejti pritet të lansohet.

Fotografi e publikuar nga Melinda Ademi në Instagram.

“M’kujtohet sikur melodia, gabimet e tua i prishen krejt planet e mija”.

“Sa jena dasht e din veç perëndia, sa vret dashuria ah sikur ta dija, sikur melodia, sikur melodia” , janë disa nga vargjet e këngës së re nga Melinda Ademi.

Postimi paralajmërues i publikuar në Instagram është komentuar shumë nga ndjekësit e Melindës, të cilët kalojnë shifrën prej 1 milionë sosh.

Ndërkohë, bazuar në projektet e kaluara të rep artistes, edhe kënga e re pritet që shpejt të marrë epitetin e të qënit “hit”.

Gjiko, Melinda Ademi dhe Nora Istrefi.

Gjithsesi, kënga e fundit nga Melinda Ademi, mbetet “Ay Caramba”, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me këngëtaren, Nora Istrefi dhe rep artistin, Asdren Gjikolli, të njohur me nofkën artistike si – Gjiko.

“Ay Caramba” ishte një nga këngët më të klikuara të kësaj vere, e cila deri më tani ka arritur shifrën prej mbi 16 milionë shikimesh në platformën YouTube.

Por, kujtojmë se ishte kënga “Qa din ti”, ajo që e riktheu Melindën në skenë për këtë vit, një solo projekt shumë i pëlqyer nga publiku dhe i klikuar afro 10 milionë herë.

Kujtojmë se në vitin 2011, Melinda Ademi, ka qenë pjesëmarrëse në spektaklin e zbulimit të talenteve, American Idol, ku arriti të merrte dritën jeshile nga emrat më eminent të muzikës botërore si Nicki Minaj, Mariah Carey dhe Jeniffer Lopez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore