Lajme

Meksikë/ Karteli i drogës vret 11 njerëz


Njerëz të armatosur dhe të pa identifikuar, hapën zjarr shtunën, duke vrarë të paktën 11 njerëz që ishin duke marrë pjesë në një festë, në Jalisco të Meksikës.

Prokurorët thanë në një deklaratë se policia gjeti trupat e plagosur në trotuar,  para një shtëpie në Tonala, një komunë në zonën e Guadalajara-s.

Shteti i Jalisco-s është një nga epiqendrat e luftës me drogën në Meksikë, dhe shtëpia e kartelit të fuqishëm “Jalisco New Generation”.

Dhuna vazhdon pavarësisht nga zotimi i presidentit.

Presidenti, Andres Manuel Lopez Obrador, mori detyrën në fund të vitit 2018 duke premtuar të zvogëlojë dhunën e ngulitur, por ai vazhdon të ndeshet me vrasje masive dhe dhjetëra mijëra vrasje çdo vit.

Në dhjetor, ish Guvernatori i Jalisco-s,  Aristoteles Sandoval, u qëllua për vdekje në një restorant në qytetin e  Puerto Vallarta-s.

Pothuajse 100 vrasje regjistrohen çdo ditë në të gjithë vendin me 126 milion njerëz, ndërsa më shumë se 82 mijë njerëz janë zhdukur që kur e ashtuquajtura luftë kundër drogës,  filloi në Meksikë në 2006.

Meksika vazhdon të përballet me dhunën në rritje dhe krimin e lidhur me drogën që u atribuohet kryesisht karteleve dhe bandave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore