Lajme

Meksikë, identifikohen rreth 2 mijë emigrantë të parregullt brenda një dite


Azilkërkues në Tijuana, Meksikë, 26 shtator, 2019.

Në Meksikë brenda një dite janë identifikuar gati 2 mijë emigrantë, që kishin hyrë në vend në mënyrë të parregullt.

Operacionet e kontrollit nga Instituti Kombëtar i Migracionit (INM), të shtunën e 16 tetorit i raportuan qeverisë se numri i emigrantëve të paligjshëm që rezultonin në Meksikë ishte 1 mijë e 957.

Shumica, 532 emigrantë, u identifikuan në shtetin e Oaxaca, me 134 të raportuar në Puebla dhe 86 në Veracruz. Pjesa tjetër u gjet në zona të tjera të vendit.

Deklarata nuk specifikon nëse emigrantët janë ndaluar apo ku janë dërguar.

Ky kombinim fotografish tregon një zonë ku emigrantët, shumë nga Haiti, u vendosën përgjatë Urës Ndërkombëtare Del Rio të martën, 21 shtator 2021, dhe një fotografi që tregon zonën pasi u pastrua nga autoritetet, të shtunën, 25 shtator, 2021, në Del Rio, Texas.

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, paralajmëroi këtë javë se Shtetet e Bashkuara duhet të investojnë më shumë në Amerikën Qendrore nëse shpresojnë të ngadalësojnë nivelet rekord të migrimit drejt veriut

Një numër rekord emigrantësh kanë kaluar përmes Meksikës këtë vit drejt kufirit me SHBA-të, duke ikur nga dhuna dhe krizat ekonomike që rrjedhin nga pandemia COVID-19.

Fundjavën e kaluar, afërsisht 13 mijё emigrantë kanë ngritur një kamp të improvizuar në anën e Shteteve të Bashkuara të kufirit jugor, nën një urë që lidh Texas-in me Meksikën.

Shumë nga emigrantët, të cilët po u largohen fatkeqësive natyrore, varfërisë dhe trazirat politike, kanë arritur në kufirin pёrmes Amerikës Latine.

Emigrantë, shumë nga Haiti, shihen në një kamp përgjatë urës ndërkombëtare Del Rio pranë Rio Grande në Del Rio, Texas, 21 shtator, 2021.

Ndërsa emigrantёt domenikanё, venezuelianё dhe kubanё strehohen në kampin në Del Rio, shumica dërrmuese vijnë nga Haiti.

Një numër i konsiderueshëm i tyre u larguan pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin në vitin 2010, duke u vendosur në Brazil dhe vende të tjera të Amerikës së Jugut.

Haiti ka vuajtur gjithashtu nga vite të paqëndrueshmërisë politike, të cilat kulmuan me vrasjen e presidentit Jovenel Moise, në korrik.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore