Aplikacione

Meitu, rritje të aksioneve me 14.4%


Meitu, aplikacioni kinez i rregullimit të fotove, ka pësuar rritje me 14.4% të aksioneve në Hong Kong pas blerjes së 40 milionë dollarëve në kriptovaluta.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se kompania teknologjike, me fokus te bukuria, ka deklaruar se ka blerë 22.1 milionë dollarë në Ether, e cila është kriptomonedha e dytë më e madhe në botë nga kapitalizimi i tregut. Pjesa tjetër, 17.9 milionë dollarë, ka shkuar te Bitcoin-i.

Sipas Reuters, Meitu është kompania e fundit që njofton se do të mbajë kriptovaluta si pjesë e operacioneve të thesarit.

Kjo blerje e kompanisë do të jetë pjesërisht për investime dhe pjesërisht si përgatitje për të hyrë në industrinë e bllokimit. Nga ana tjetër, Meitu ka bërë me dije se do ta financonte atë nga rezervat e saj ekzistuese të parave.

“Kompania po vlerëson mundësinë e integrimit të teknologjive të bllokimit në bizneset e saj jashtë shtetit, të cilat mund të përfshijnë projekte në rrjetin e Ethereum-it”, shton Reuters.

Dhe, duke qenë se Ether-i po fuqizon kontratat dhe aplikacionet e saj në rrjetin Ethereum, blerja e Meitu-së shihet si një “përgatitje logjike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore