Lajme

Mehaj: U rikonfirmua angazhimi i SHBA-së për sigurinë në rajon


Pjestarë të ushtrisë amerikane

Si lajm të shkëlqyer e ka quajtur ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mhehaj, vendosjen në Shqipëri të shtabit operativ pararojë të Komandës së Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë.

“Ky është një vendim i madh që rikonfirmon fuqishëm angazhimin e SHBA-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Armend Mehaj – Minister i Mbrojtjes

Me gjashtë janar Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-ve në Evropë (SOCEUR) kishte marrë vendimin për të ngritur në Shqipëri një shtab të bazës së Forcave të Operacioneve Speciale (SOF), me rotacion.

Sipas tyre, vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë ndërveprim më të madh me shqiptarët, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik.

“Shqipëria mbetet një aleate e fortë e NATO-s dhe SHBA-të gëzojnë një marrëdhënie të fortë me qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare, gjë që e bën vendosjen e një shtabi të përparuar në vendin aleat një përshtatje të natyrshme”.

“Plus, ky vend redukton në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon”, thuhet në deklaratën e Komandës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore