Lajme

Mehaj ndan medalje për familjen e Adem Demaçit


Ministri i Mbrojtjes ndan medalje për familjen e Adem Demaçit.

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, ka ndarë mirënjohje për familjen e Adem Demaçit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mehaj e ka kujtuar Demaçin dhe familjen e tij si të pamposhtur që bashkë rrugëtuan me sfida të mëdha deri në fitoren përfundimtare.

“Vigani i Kombit, Adem Demaçi ishte, është dhe do të jetë frymëzimi ynë i përhershëm. Sot isha i nderuar që në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës të ndajë mirënjohjen për Familjen Madhështore të Simbolit të Qëndresës sonë Kombëtare për Liri dhe Pavarësi, Bacës sonë Adem Demaçit”, ka shkruar ai.

Ministri i Mbrotjes, falënderime pati edhe ndaj familjes Demaçi.

Ministri i Mbrojtjes ndan medalje për familjen e Adem Demaçit

“Familja Demaçi ishte e pamposhtur dhe i qëndroi fuqishëm betejës së nisur nga Baca Adem dhe bashkërisht rrugëtuan me sfida të mëdha deri në fitoren përfundimtare”, shkroi Mehaj.

Adem Demaçi vuajti 28 vjet burgim në regjimin autoritar të Jugosllavisë për angazhimin e tij politik.

Ai së pari ishte arrestuar në vitin 1958 nga regjimi i Josip Broz Titos, duke u dënuar me tre vite burgim dhe pas lirimit ai e nisi dhe u rreshtua në Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin Shqiptar.

Në vitin 1964 ai u burgos përsëri me 10 vjet dhe u ridënua më 1975 me 15 vjet burgim.

Më 1969 Amnesty International e njeh Adem Demaçin si të burgosur të ndërgjegjes.

Demaçi lirua prej burgut të Stara Gradishkës, Kroaci, me 21 prill 1990.

Ministri i Mbrojtjes ndan medalje për familjen e Adem Demaçit

Pas daljes nga burgu mbahet mend fjalia e tij proverbiale kur tha se “Që nga 21 prilli i këtij viti ndodhem në burgun më të madh në botë, që e njeh historia e njerëzimit – në burgun e Kosovës, ku më se dy milionë Shqiptarë nga regjimi hegjemonist-shovinist-terrorist janë zhveshur nga të gjitha liritë dhe të drejtat më elementare njerëzore e kombëtare.”

Në shkurt të vitit 1994, pesë anëtarë të Parlamentit të Norvegjisë e kandiduan shkrimtarin Adem Demaçi për çmimin Nobel per letersi.

Në shtator 1994 u kandidua sërish-tani për çmimin Nobel për Paqe.

Ndërkaq, më 14 dhjetor 1995 Adem Demaçit iu dorëzua Çmimi për të Drejtat e Njeriut i Universitetit të Oslos.

Si luftëtarë i pandalur për liri, Parlamenti Evropian, Demaçit i dha Çmimin Saharov, çmim i cili u është ndarë vetëm personave si Saharovi, emrin të cilin e mban çmimi, Nelson Mandela, Marçenko, Aung Sun etj.

Adem Demaçi u nda nga jeta më 26 korrik 2018 në Prishtinë në moshën 82 vjeçare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore