Lajme

Mehaj: Mbështetja e SHBA-ve e pazavendësueshme në proceset e Kosovës


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier.

Ministri i Mbrojtjes Aremend Mehaj, ka thënë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e pazëvendësueshme në proceset zhvillimore të Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Mehaj bëri të ditur se gjatë ditës së hënë ai e ka pritur në këtë takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier.

Mehaj, thekson se gjatë këtij takimi ata kanë biseduar për zhvillimet aktuale dhe mbështetjen mes dy vendeve dhe dy forcave ushtarake.

“Mbështetja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si gjithmonë, është e pazëvendësueshme në proceset tona zhvillimore aktuale dhe ato në të ardhmen. Sot, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë, prita në takim Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier, të shoqëruar nga atasheu amerikan i mbrojtjes, Kolonel. Stephen Rose”.

“Me këtë rast, me Ambasadorin Hovenier diskutuam për zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë rajonale dhe më gjerë, mbështetjen si dhe aktivitetet e përbashkëta në mes dy vendeve dhe forcave tona”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ndërsa, e vlerësoi lartë mbështetjen e SHBA-ve, në forumin e FSK-së por edhe të shteteve anëtare të NATO-s, që kanë mundësuar pjesëmarrjen e ushtrisë tonë, në operacione jashtë vendit.

“Mbështetja e deritashme e SHBA-së është jetike në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së, për pjesëmarrjen e FSK-së në operacione jashtë vendit së bashku me forcat ushtarake amerikane dhe forcat aleate të saj”, deklaroi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore