Jetesë & Stil

Meghan Markle fiton gjyqin kundër mediave britanike


Dukesha, Meghan Markle ka fituar betejën ligjore kundër ‘Mail On Sunday’ e cila kishte publikuar një letër që Meghan i kishte shkruar babait të saj. Muajin e kaluar, një gjykatës në Gjykatën e Lartë të Londrës u vendos që mediat britanike kishin shkelur privatësinë e saj dhe të drejtën e autorit duke botuar pjesë të letrës që dukesha i kishte shkruar babait të saj, Thomas Markle, në prag të dasmës me Princin Harry.

Dukeshës së Sussex-it të Britanisë, iu dha 521,000 euro si një pagesë e përkohshme ligjore. Gjykatësi i çështjes, Mark Warby, vendosi në favor të saj pa mbajtur një gjyq, duke thënë se artikujt ishin një shkelje e qartë e privatësisë. Në një seancë ditën e djeshme, Warby refuzoi lejen për të apeluar atë vendim, duke thënë se ai nuk shihte asnjë perspektivë tjetër që Gjykata e Apelit të arrinte në një përfundim tjetër.

Ndërkaq, një intervistë për Oprah Winfrey do të vijë së shpejti ku Meghan Markle dhe Princ Harry pritet të rrëfejnë gjithçka për largimin e tyre nga familja mbretërore. Rastësore ose jo edhe familja mbretërore britanike pritet të dalë në një ngjarje televizive për të festuar Ditën e Komonuelthit, të njëjtën ditë kur Princi Harry dhe Meghan Markle do të paraqiten në këtë intervistë. Rikujtojmë, se javën e kaluar, Pallati Buckingham deklaroi se Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk do të kthehen si anëtarë të Familjes Mbretërore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore