Shqipëria

Megaoperacion në Korçë, procedohen penalisht 3 policë dhe 5 shtetas


Një operacion i madh policor kundër lojërave të fatit është zhvilluar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Policisë së Shtetit në Korçë, ku në pranga ka përfunduar një person, tre policë janë proceduar në gjendje të lirë dhe katër shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas akuzave të regjistruara, të gjithë këta shtetas janë të akuzuar për veprën penale të organizimit ose ushtrimit të veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Po ashtu, edhe për shitjen e lëndëve narkotike dhe shpërdorimit të detyrës.

Tre punonjësit e Policisë së Shtetit, janë nga komisariatet e Devollit, Pustecit dhe Korçës.

S.H., 63 vjeç, P.A., 62 vjeç dhe A.P., 61 vjeç, janë akuzuar të tre për shpërdorim detyre dhe janë proceduar në gjendje të lirë.

Veprimtaria e jashtëligjshme kryhej në ambientet e biznesit të shtetasit B.J., 43 vjeç, i cili u kap në flagrancë.

Katër shtetasit e tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, akuzohen për fshehje të të ardhurave.

Dokumentimi i gjithë ngjarjes vijon sakaq, për zbardhjen e plotë të saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore